Java e katërt e Abisnet Superiore luhet e ndarë në tre ditë. Nga e premtja deri të dielën, kur luhet edhe sfida Laçi-Vllaznia

Lexo

- Reklamë -spot_img

Abisnet Superiore rikthehet në fundjavë me pesë ndeshje të shpërndara nga e premtja deri të dielën me disa përballje që pritet të tërheqin vëmendjen.

Të premten java do të hapet në Korçë me sfidën Skënderbeu-Tirana, e programuar për në orën 18:30.

Dy skuadra me histori në futbollin shqiptar do të kërkojnë pikë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

Të shtunën do të zhvillohen dy takime teksa në orën 16:00 vëmendja do të jetë te derbi kryeqytetas Partizani-Dinamo, një duel që gjithmonë prodhon rivalitet dhe emocione.

Më pas në orën 18:30 Teuta do të pres Vorën në një tjetër përballje interesante.

Java do të mbyllet të dielën me dy ndeshje të tjera ku në orën 16:00 Laçi përballet me Vllazninë,ndërsa në orën 18:30 luhet sfida Elbasani-Egnatia takim që pritet të jetë një nga më të fortët e kësaj jave.

Të premten

Skënderbeu-Tirana(18:30)

Të shtunën

Partizani-Dinamo(16:00)

Teuta-Vora(18:30)

Të dielën

Laçi-Vllaznia(16:00)

Elbasani-Egnatia(18:30)

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img