FSHF-Edicioni i dytë i kursit për licencën UEFA B Fitness Coach. Kërkohet, forcimi i sektorit të performancës për certifikimin e përgatitësve atletikë dhe profesionalizimin e përgatitjes fizike në futbollin shqiptar

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur edicionin e dytë të kursit UEFA B Fitness Coach, një program ky i rëndësishëm për certifikimin e përgatitësve atletikë dhe profesionalizimin e përgatitjes fizike në futbollin shqiptar. Kursi do të zhvillohet në katër blloqe gjatë vitit 2026, duke kombinuar aspekte teorike dhe praktike, me fokus të veçantë te ngarkesa fizike dhe përgatitja e lojtarëve sipas grupmoshave.

Chris Barnes, ekspert i shkencës sportive, mentor dhe këshilltar i UEFA-s, në një intervistë për fshf.org theksoi rëndësinë e kursit dhe nënvizoi impaktin që një licencë e tillë ka për një përgatitës atletik.

“Ky zhvillim vjen si rezultat i edicionit të dytë të kursit, ku një numër i konsiderueshëm trajnerësh e kanë ndjekur atë. Ky është një vlerësim shumë pozitiv për përgatitjen atletike në Shqipëri, pasi kursi ka qenë i fokusuar në profesionalizimin dhe standardizimin, duke krijuar standarde bazë. Grupi i trajnerëve që do të përfitojë nga ky kurs ka fituar një kualifikim që mund të shërbejë si ‘pasaportë’ europiane, duke u dhënë mundësinë atyre të punojnë edhe jashtë vendit.”

Iris Selimi, Përgjegjës i Sektorit Performance në FSHF, në një prononcim për fshf.org ndau disa detaje ku do të fokusohet kursi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Tjetër humbje e Vllaznisë. Teuta triumfon në “Loro Boriçi” dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 13 pikë. Kuqeblutë mbeten në fund me vetëm...

Vllaznia-Teuta 0-2(Shënues: Antony 45+2',51') Kartonë të verdhë:Marku 90+2'/Toli 45+8',Fangaj 58',Zhongo 74' Vllaznia:Jukaj,Gurishta,Pusi,Randi(Avduli 56'),Murataj,Qato(Marku 81'),Dros(Bardhi 71'),Musta,Bizi(Tafili 46'),Balaj(Perez 71'),Tunkara Trajner:Ergi Borshi Teuta:Bernardoni,Fangaj,Zhongo,Përgjoni,Toli(Bajrami 87'),Mala(Jazxhi...
- Advertisement -spot_img