Ballina Ekipet Kombëtare (Video) Bilardo-Samuel Marku dhe Asmer Gruda, prezantim dinjitoz në Turneun Ndërkombëtar të...

(Video) Bilardo-Samuel Marku dhe Asmer Gruda, prezantim dinjitoz në Turneun Ndërkombëtar të Greqisë. Presidenti Idrit Biba, konfirmon bashkëpunimin dhe mbështetjen e klubit grek Konllen me bazë materiale

Tre përfaqësues të bilardos shkodrane, dy bilardistët e talentuar, Samuel Marku 19 vjeç, Asmer Gruda 17 vjeç, të shoqëruar nga presidenti i Shoqatës së Bilardos Vllaznia, Idrit Biba, ishin të ftuar në turneun e rëndësishëm ndërkombëtar të zhvilluar në Greqi.

Pasi kanë konkuruar me sukses më herët edhe në turne të rëndësishëm ndërkombëtar, kryesisht të rajonit, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, për bilardistët e Vllaznisë, kjo ishte herë e parë që ato marrin një ftesë nga Greqia.

Spikatjen më të madhe në këtë tur e ka bërë 19 vjeçari Samuel Marku, ku mes 78 konkurentëve arriti të kalojë në 16-të më të mirët e turneut duke u mundur në këtë tur 9 me 8 nga rivali i tij, i cili u shpall fitues i vendit të parë.

Paraqitje të mirë bëri edhe 17 vjeçari Asmer Gruda, i cili ndonëse kishte përballë kundërshtarë me moshë dhe përvojë më të madhe, u kualifikua mes 32 më të mirëve të turneut.

Si drejtues i delegacionit sportiv nga Shkodra, për presidentin e Shoqatës së Bilardos Vllaznia, Idrit Biba, pjesëmarrja në këtë turne kishte funksion të dyfishtë, pasi gjatë ditëve të qëndrimit në Greqi realizoi takime pune me klube dhe homologë të bilardos greke duke vendosur bashkëpunimi për shkëmbim eksperiencash mes dy palëve.

Por, mes të tjerave, më e rëndësishme është arritja e marrëveshjes për mbështetje sponsorizimi me bazë materiale nga klubi i njohur grek, Konllen.

(Video) Prononcimi i presidentit të Shoqatës së Bilardos Vllaznia, Idrit Biba, pas kthimit nga turneu.

Gaspër MARKU

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu