Friday, March 6, 2026

Volejboll meshkuj-Tirana mund në finale Partizanin 3-1 dhe shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë për herë të dhjetë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në palestrën e Farkës u zhvillua finalja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, ku derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës dhuroi një përballje të fortë dhe plot emocione. Në një përballje që zgjati 2 orë e 19 minuta, bardheblutë arritën të triumfonin me rezultatin e përgjithshëm 1-3 në sete, duke siguruar kështu trofeun e 10-të të Kupës së Shqipërisë në historinë e klubit. Të kuqtë drejtuar nga Ylli Tomorri vinin si kampionë aktualë, madje javën e kaluar ngritën lart edhe trofeun mbarëkombëtar të Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Seti i parë u fitua nga Tirana me rezultatin 22-25, duke marrë menjëherë avantazhin. Partizani reagoi në setin e dytë, ku të kuqtë u shfaqën më të vendosur në lojë dhe shfrytëzuan më mirë momentet vendimtare, duke e fituar setin 25-21 dhe duke barazuar përkohësisht rezultatin.Megjithatë, bardheblutë drejtuar nga Arben Sako rikthyen epërsinë në setin e tretë.

Tirana tregoi qetësi dhe organizim më të mirë në fushë, duke e mbyllur setin 20-25 dhe duke u afruar ndjeshëm me trofeun. Seti i katërt rezultoi sërish i luftuar, me Partizanin që tentoi ta çonte ndeshjen në set vendimtar, por Tirana ruajti avantazhin në momentet kyçe dhe fitoi 22-25, duke vulosur përfundimisht suksesin 1-3. Pas trofeut, Aldo Pupi, organizatori i Tiranës mori cmimin si lojtari më i mirë I finales.

Kështu, pas një përballjeje të bukur dhe të luftuar, Tirana arrin të ngrejë lart Kupën e Shqipërisë, duke shtuar një tjetër trofe në historinë e klubit dhe duke konfirmuar forcën e saj në volejbollin shqiptar.

Ndërkohë, Partizani mbetet një rival i fortë dhe protagonist i këtij sezoni, në një derbi që edhe këtë herë dhuroi spektakël për tifozët dhe të gjithë teleshikuesit që e ndoqën drejtpërdrejtë në RTSH Sport.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img