Flamurtari-Vllaznia 1-0(Shënues: Alessandro Bolzan 35’)
Vllazninë kryesuese të Superiores me 51 pikë, e mund Flamurtari i vendit të fundit me 21 pikë. Ka qënë goli i shënuar nga Alessandro Bolzan në minutën e 35-të të pjesës së parë që vendosi fatin e takimit duke bërë që vendasit t’i gëzohen tre pikëve shumë të rëndësishme, të cilat ndikojnë nga largimi i vendit të fundit në renditje.
Përpos të tjerave, një “dorë” në këtë fitore të vlonjatëve ia dha edhe ajo ndërhyrje amatoreske e sulmuesit Charls Bismark ndaj kundërshtarit duke u larguar nga fusha e lojës me karton të kuq.
Dhe, kjo ndodhi, vetëm një minutë pasi Vllaznia pësoi golin, çka e rëndoi edhe më shumë situatën në kampin kuqeblu, pasi teknikut Edi Martini iu desh të marrë masat që përmbi 70-të minuta të këtë në fushën e lojës një futbollsit më pak.
Megjithatë, edhe pse kundërshtari ishte me epërsi numerike futbollistësh, falë edhe lëvizjeve të shumta nga stoli, Vllaznia vijoi të ushtrojë presion në portën vlonjate, por pa arritur të shënojë.
Në këtë mënyrë, pas pesë minutave shtesë të akorduara nga ndërkombëtari Enea Jorgji, shifrat përfundimtare të të gjithë ndeshjes, ishin ato të pjesës së parë duke nxjerrë fitues Flamurtarin me rezultatin 1 me 0.
Me këtë tre pikësh, Flamurtari gjen “oksigjenin” tek Vllaznia duke u larguar nga vendi i fundit i klasifikimit, ku me 24 pikët e grumbulluara ngjitet në vendin e parafundit me 24 pikë, dy dhe tre pikë larg Vorës dhe Bylisit që mbajnë vendin e 7 dhe të 8, duke zhytur në fund Tiranën me 21 pikë.
Ndërkohë, kjo humbje e stopon Vllazninë në kuotën e 51 pikëve, që vazhdon të kryesojë me 51 pikë, por fitorja e Elbasnait sot me Tiranën 0-1, e ka ngushtuar në tre pikë diferencen me vendin e dytë.
(Video) Prononcimet e trajnerëve, Edi Martini(Vllaznia) dhe Andi Ribaj(Flamurtari), pas ndeshjes, Flamurtari-Vllaznia 1-0.


