“Me keqardhje mësuam ditën e sotme, ndarjen e parakohshme nga jeta pas një arresti kardiak të ish- drejtorit sportiv të klubit tonë, z. Engin Firat.

Në këto momente të dhimbshme, KF Vllaznia i qëndron pranë familjes dhe të të dashurve të tij duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Prehu në paqe Engin Firat!”, shkruhet në postimin zyrtar që KF Vllaznia përcjell për ndarjen nga jeta të turkut, i cili kontribuoi në klubi kuqeblu në vitin 2018-19 në cilësinë e drejtorit sportiv.
Nga sa mësohet, Engin Firat, i cili ka drejtuar si trajner dhe ekipe si kombëtarja e Moldavisë, Kenias, apo dhe Frankfurt e asistent i Iranit, Fenerbahçes, etj, ka pësuar atak kardiak në aeroportin e Stambollit, gjatë kohës që po priste të udhëtonte me avjon.
Portali Veriu Sport, shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të ish drejtorit sportiv të KF Vllaznia, si dhe të disa skuadrave dhe kombëtareve të huaja.



