Sapo është hedhur në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.
Përzierja e goglave mes katër skuadrave të kualifikuara, Vllaznia, Egnatia, Elbasani dhe Dinamo City, ka fiksuar këto çifte: Dinamo City-Vllaznia dhe Egnatia-Elbasani.

Ashtu si një vit më parë, Dinamo City që është edhe mbajtësja në fuqi e trofeut, do të përballet me Vllazninë në gjysmëfinale. Egnatia dhe Elbasani, dy rivalë për titullin në kampionat, do të sfidohen edhe në Kupë, duke kërkuar kalimin në aktin final të këtij komepticioni.
Kualifikimi për në finale përcaktohet me sistemin vajtje-ardhje, ku ndeshjet e para luhen më 8 prill, kurse ato të kthimit më 22 prill.



