Vora – Partizani dhe Dinamo City-Teuta janë dy përballjet e fundit që mbyllin javën e 28-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Sfida e parë për ditën e sotme është ajo që do të luhet prej orës 15:00 në stadiumin “Vora”, në mes skuadrës vendase Vora dhe Partizanit udhëtues.
Ndërkohë, në mbrëmje, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Dinamo City do të përballet me Teutën, ndeshja e fundit kjo për javën e 28-të.
Duelet e javës së 28-të të Superiores kanë nisur që të premten me superduelin e mbrëmjes Egnatia – Vllaznia, takim i luajtur në “Arena Egnatia” dhe imbyllur në barazim, 0-0.
Të shtunën në calendar kanë qënë dy ndeshjet e tjera, ku Tirana priti Bylisin në stadiumin “Selman Stërmasi” duke dalë fituese me rezultatin 1 me 0. Ndërkohë, që përmes një lufte të fortë sportive në stadiumin “Flamurtari” u luajt sfida Flamurtari – AF Elbasani, ndeshje kjo e fituar nga Elbasani 1 me 2.
Kalendari i javës së 28-të Abissnet Superiore:
Pardje
Egnatia – Vllaznia, 0-0
Dje
Tirana – Bylis, 1-0
Flamurtari – AF Elbasani, 1-2
Sot
FK Vora – Partizani, 15.03.2026, ora 15:00, “KF Vora”
Dinamo City – Teuta, 15.03.2026, ora 18:00, “Air Albania”
Fatos LAMAJ


