Gjini dhe Krymi nga kuqeblutë, në formacionin më të mirë të Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas përfundimit të javës së 28-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të spikatur të javës, ndërsa si trajneri më i mirë është vlerësuar tekniku i Teutës, Enkeleid Dobi, pas fitores së durrsakëve 0-1 ndaj Dinamo City-t.

Në portë është përzgjedhur gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga Vasilios Zhongo (Teuta), Elmando Gjini (Vllaznia) dhe Diar Halili (Tirana).

Në mesfushë u dalluan këtë javë Ardit Krymi (Vllaznia), Ibrahim Abass (Elbasani), Irgi Kasalla (Vora) dhe Xhonatan Lajthia (Elbasani).

Ndërkaq, në vijën para sulmit është vendosur Roëan Human (Partizani), ndërsa dyshja e repartit ofensiv përbëhet nga Ëilliam Serge Tabekou (Tirana) dhe Ergis Arifi (Teuta).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img