Ballina Video (Video) Superliga Volej Femra-Vllaznia nuk ia del me Tiranën. Bardheblutë fitojnë 0-3...

(Video) Superliga Volej Femra-Vllaznia nuk ia del me Tiranën. Bardheblutë fitojnë 0-3 në “Qazim Dervishi”

Vllaznia-Tirana 0-3(18-25 ,19-25, 19-25)

Vllaznia dhe Tirana në volejboll femra u përballen në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadër të javës së 12-të të Superligës së volejbollit për femra.

Pas një pauze për arsye të finaleve të Kupës së Shqipërisë, skuadra e drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa, kërkonte t’i rrëmbente një fitore Tiranës në Shkodër, pasi edhe pozitat e saj në tabelën e klasifikimit nuk janë të favorshme.

Por, megjithë përpjekjet e vajzave kuqeblu, Vllaznia nuk ia doli të merrte asnjë set në këtë përballje, e cila u mbyll me fitoren e pastër të skuadrës bardheblu 0 me 3.

Sfida që zgjati 1 orë e 25 minuta u domninua tërësisht nga ekipi kryeqytetas, mes të cilave spikatjen më të madhe e bëri Enkeleda Braho me 16 pikë të shënuara për ekipin e saj.

Të njëjtën shifër pikësh e shënoi edhe Madilyn Batiste për Vllazninë, por që nuk shërbyen për të shmangur humbjen e skuadrës kuqeblu.

18 me 25 është mbyllur seti i parë për skuadrën kryeqytetase, ndërkohë që në të dy tjerët, edhe pse pati një farë rritje në lojë nga ana e Vllaznisë, edhe ato u mbyllën me humbje për vendaset, 19-25 i dyti dhe po kaq edhe i treti duke bërë që e gjithë ndeshja të përfundojë me rezultatin 0 me 3 në favor të Tiranës.

Kjo ishte fitorja e dhjetë në kampionat për Tiranën, sukses që e barazon momentalisht në renditje me Dinamon e vendit të dytë.

Ndërkohë, Vllaznia, me këtë humbje, pas javës së 12-të të Superligës së femrave, mbetet në vendin e gjashtë me 8 pikë duke lënë prapa Teutën dhe Korabin me 7 dhe 0 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia-Tirana 0-3(Java e 12-të e Superligës së Volej Femra e luajtur në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” Shkodër.

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu