Wednesday, March 18, 2026

“Analizë Superiore” në FSHF TV, këndvështrim i detajuar për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Analizë Superiore” solli episodin e radhës në FSHF TV, ku u pasqyrua një këndvështrim më i specializuar mbi javën e 28-të të Abissnet Superiore. Nën drejtimin e Jurgen Zelës dhe me analizën teknike të video-analistit të Federatës së Futbollit, Xhoen Tugu, u soll një vështrim i detajuar mbi pesë takimet e luajtura në fundjavën që lamë pas.

Detajet më interesante dhe disa nga momentet më të rëndësishme të ndeshjeve të zhvilluara mes të premtes, të shtunës dhe të dielës, shoqëruara me statistikat kryesore dhe me interpretimin taktik të situatave vendimtare në fushë, krijuan një panoramë ndryshe të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Barazimi pa gola mes kampionëve të Egnatias dhe kryesuesve të Vllaznisë, triumfi i Elbasanit në transfertën e Flamurtarit, fitorja e Tiranës përballë Bylisit, suksesi i Teutës në transfertën e Dinamo Cityt dhe barazimi mes Vorës dhe Partizanit ishin në fokusin e kësaj puntate.

Përmes statistikave, pamjeve të detajuara dhe analizës taktike, “Analizë Superiore” ofroi një panoramë më të plotë të asaj që prodhoi java e parë të fazës së tretë të kampionatit, duke sjellë një këndvështrim më të thelluar dhe vizual mbi zhvillimet në elitën e futbollit shqiptar.

Emisioni “Analizë Superiore” do të transmetohet çdo të mërkurë në FSHF TV, duke sjellë çdo javë analizë profesionale, statistika dhe interpretim taktik të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img