Kampioni i boksit shkodran dhe atij shqiptar Arjon Kajoshi i shoqëruar nga trajneri i tij Lazarin Vila, do të jenë pjesëmarrës të një Turneu shumë të rëndësishëm të Boksit Profesionist që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas programit të aktivitetit, ndeshja e Arjon Kajoshit do të zhvillohet me 4 prill. Një ndeshje kjo e niveleve të larta të boksit botëror, e cila për Kajoshin vjen pas një bilanci shumë pozitiv, 17 ndeshje-17 fitore, që nëse arrihet të kalohet me sukses, e rendit kampionin shkodranin mes më të mirëve të botës.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Lazarin Vila, flet me optimizëm për një përfaqësim dinjitoz të boksierit Kajoshi, ndërkohë që komentin edhe Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Memorial Vllaznia 2026”, i cili do të zhvillohet me datë 9 prill në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Një turne ky, i cili në këtë edicion pritet të ketë një pjesëmarrje të zgjeruar me boksierë nga e gjithë bota.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të boksit, Lazarin Vila, si dhe pamje nga proçesi stërvitor para nisjes për në Amerikë, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


