– Realitet/Koment për ndeshjen e luajtur dje në Librazhd.
KF Sopoti 2 – 0 Basania FC
– Ndeshje e bukur për tu parë e shijuar
Faleminderit për mikpritjen Klubit Sopoti.
POST NDESHJE
Konkluzioni përtej ndeshjes së djeshme…
…Konfirmohet ajo çfarë kemi thënë prej kohësh.
Ata që na kanë ndjekur e dijnë…
…Ndonëse në fusha kundërshtare, kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi luajtur si të barabartë në
Lezhë me Besëlidhjen
Në Luz me KF Luzin
Në Shkodër me KF Shiroken
Në Librazhd me KF Sopotin
Në Kuçovë me KF Naftëtarin, etj
Madje edhe në Korçë me Skënderbeun e traditës së përhershme.
Skuadra jonë ka dështuar në ndeshjet në fushën tonë dhe ato fusha të ngjashme si e jona ku për të luajtur futboll teknik të bukur është e pamundur, ndaj konfirmohet ajo që kemi shprehur prej kohësh për TERRENIN SPORTIV.
Basania FC është lindur nga pasioni dhe dashnia për futbollin ndaj jemi fokusuar tek loja e ndershme, futbolli i bukur dhe demonstrimi i qytetarisë kudo ku lozim.
Basania FC nuk është krijuar për të luajtur futboll të keq e aq më pak për lojë të pisët Jo që Jo.
Shtjelluam edhe një herë me fakte për arsyen pse këmbëngulim për investimin në Fushen Sportive në Bushat.
P.S.
Për ndonjë që ka mend me dhënë nëpër tavolina kulisash apo rrjete sociale e sfidoj të na tregojë se kur ka ndodhur që Bushati të jetë në këto nivele zyrtare të futbollit ??!!
– Mos harroni që po garojmë përballë kundërshtarëve që buxhetin vjetor e kanë 200 mijë deri në 400 mijë euro, dhe në të shumten e rasteve në masë të madhe financohen nga bashkitë përkatëse, ndërkohë që Basania FC nga taksat e taksapaguesve të bashkisë Vau i Dejës merr ZERO Lek financim.
Kush ka nevojë për sqarime akoma më specifike Adresa e E-mailit dhe Nr i Telefonit janë të publikuar tek faqja dhe jemi të gatshëm t’ju informojmë/sqarojmë. Basania FC
Ermir SHIMAJ-President i Basnaia FC


