Monday, March 23, 2026

Vllaznia e futbollit femra për rekord. Dy ndeshje 29 gola në transfertë! Pas fitores së ekipit të parë 0-14 ndaj Kinostudios, është Vllaznia U17 që sot mundi Vorën 0-15

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vora U17-Vllaznia U17  0-15(Shënuese: Ambra Reshiti 10’, 25’, Jylisa Kolekaj 12’, Ecrin Ileri 14’, 69’, Egla Hoxha 18’, Aldisa Kronaj 34’, 42’, 54’, 59’, 72’, Eriana Haxhija 45’, Drilona Mataj 54’, 87’, Eglisa Hardhija 85’)  

Vllaznia e futbollit femra ka qënë vazhdimisht prezente me rekordet e saj. Por, këtë javë, është me të vertetë një rekord origjinal. Kjo, pasi dy ekipet, ai i Superligës së rritura që drejtohet nga trajneri Nikolin Leka dhe Vllaznia U17 që drejtohet nga trajnerja Paula Jaku, duke luajtur në transfertë, kanë shënuar plot 29 gola.

Pas fitores së ditës së shtunë të ekipit të parë të Superligës, i cili mundur Kinostudion me shifrat 0-14: Teresa Deda(5), Megi Doçi(4), Carmen Montenegro (2), Klaudia Borçi, Arbiona Bajraktari, Verona Berisha, sot Vllaznia U17 ka fituar ndaj ekipit të Vorës me shifrat e thella 0-15.

Në ndeshjen e luajtur në fushën sportive Ahmetaq, vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Paula Jaku dhe kapitenia Desara Lojra në fushën e lojës ishin dominuese totale të krejt ndeshjes, ku gjatë pjesës së parë u shënuan 8 gola, ndërsa në të dytën edhe 7 të tjerë duke e mbyllur të gjithë ndeshjen, 0 me 15 në favor të Vllaznisë.

Ambra Reshiti 10’, 25’, Jylisa Kolekaj 12’, Ecrin Ileri 14’, 69’, Egla Hoxha 18’, Aldisa Kronaj 34’, 42’, 54’, 59’, 72’, Eriana Haxhija 45’, Drilona Mataj 54’, 87’, Eglisa Hardhija 85’. Këto janë autoret e 15 golave për ngjyrat e ekipit Vllaznia U17, ku spikatjen më të madhe e ka bërë Aldisa Kronaj duke shënuar 5 gola.

Pas kësaj jave, tabelën e klasifikimit e kryesojnë Vllaznia dhe Partizani, të cilat kanë pikë të barabarta, nga 19-të secila, ndërkohë që vendi i tretë i përket Teutës së Durrësit me 10-të pikë, për të vijuar me Egnatian 8 pikë, Kinostudio 4 dhe Vora 0 pikë.

Sa i përket ekipit të parë të drejtuar nga Nikolin Leka, Vllaznia është në krye të renditjes  në kuotën e 33 pikëve e ndjekur nga Gramshi dhe Apolonia me nga 25 pikë, Teuta 21, Partizani 15, Kinostudio 10, Egnatia dhe Atletik Klub Shkodra 7 dhe Lushnja e fundit me 1 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img