Saturday, November 30, 2024

Euro 2020-Dita e shtatë/ Danimarkë-Belgjikë 1-2, i gjithë stadiumi në mbështetje të Eriksen

Lexo

Ndeshja e dytë e ditës së shtatë të Euro 2020 për llogari të Grupit B, ajo në mes Danimarkës dhe Belgjikës është mbyllur me fitoren e belgëve me rezultatin 2 me 1. Një ndeshje që krahas luftës së fortë sportive në fushën e lojës mes dy skuadrave kundërshtare ka pasur edhe një të veçantë. Bëhet fjalë për mbështetjen dhe respektin ndaj Christian Eriksen, me stadiumin e Kopenhagen që gjithçka i ishte dedikuar atij.

Sa i përket asaj që u dha në fushën e lojës, vendasit e fillojnë mirë dhe e zhbllokojnë sfidën pas 2 minutash me Poulsen, por më pas shemben në pjesën e dytë nga ritmi i De Bruyne. Xhevahiri i City-t hyn në fillim të pjesës së dytë në lojë, i shërben Thorgan Hazard për golin e barazimit (55 ‘), pastaj gjen golin që përmbys ndeshjen (70’). Belgët në raundin e dytë, danezët të varur nga një fije.

Realisht, për belgët, pjesa e parë nuk ishte aty ku duhet, porn ë të dytën bën gjithçka mirë, sidomos me aktivizimin në pjesën e dytë të Ëitsel, Eden Hazard, i cili filloi nga stoli për arsye fizike, dhe mbi të gjitha mesfushori i Manchester City, i cili me një gol dhe një asist (për Thorgan Hazard ) përmbysi Danimarkën 2-1.

Një psherëtimë lehtësimi për Martinez, i cili vendos një skenar të prishur në fillim nga goditja emocionale e dashurisë për Eriksen, në valën e të cilit danezët dominuan një gjysmë loje, u hap pas 99 sekondash nga Youssef Poulsen me golin e dytë më të shpejtë në historinë e Kampionatin Europian, i dyti pas atij të rusit Dmitry Kirichenko  pas vetëm 65 sekondash në ndeshjen kundër Greqisë në Euro 2004. Belgjika është ekipi i dytë pas Italisë, që u kualifikua në raundin tjetër.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img