(Video) Vllaznia e basketit meshkuj humbet në shtëpi me Skënderbeun. Ndikojnë mungesat e titullarëve, por ka pakënaqësi edhe për gjykimin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Skënderbeu  84-97(16-24, 17-16, 17-29, 34-28)

Vllaznia dhe Skënderbeu janë përballur pasditen e së shtunës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së 20-të të Superligës së basketbollit për meshkuj. Ndonëse në pamje të parë, Vllaznia e vendit të dytë në renditje me 34 pikë dhe Skënderbeu në vendin e shtatë me 28 pikë i konsideronin kuqeblutë favoritë për ta fituar këtë ndeshje, në fushën e lojës ndodhi ndryshe, pasi fitues dolën korçarët me rezultatin 84-97.

Një Skënderbe që befasoi që në periodën e parë, të cilën e fitoi me shifrat 16-24. Në dhjetëminutëshin e periodës së dytë, Vllaznia shfaqet më e përmirësuar në fushën e lojës duke e fituar këtë periodë 17-16, por pa mundur të evitojë humbjen e pjesës së parë me shifrat 33-40.

Kuqeblutë shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesësve me shtatë pikë minus, ndërkohë që kur mendohej se me rikthimin në fushën e lojës, të besuarit e trajnerit Eni Llazani do të arrinin të barazonin dhe të përmbysnin rezultatin, perioda e tretë flet përsëri për Skënderbeun.

Mungesa e titullarëve, sidomos e shtatlartit Kiri, i pezulluar nga ndeshja e kaluar me Besëlidhjen, por edhe disa vendime radhazi të gjyqtarëve të kontestuara nga stafi teknik kuqeblu dhe tifozëria në tribunat e “Qazim Dervishit”, duke i shtuar këtu edhe disa shpërdorime flagrante në gjuajtjet, brenda dhe jashtë zonës së tre pikëshit të kuqebluve, bëjnë që Skënderbeu të fitojë periodën e tretë 17-29 duke e thelluar akoma më shumë avantazhin në plus 19 pikë(50-69).

Me të njëjtin ritëm fillon edhe perioda e katërt për skuadrën korçare duke e mbajtur për disa minuta diferencen në distancën e 20-të pikëve, por ndërhyrjet e trajnerit Llazani me pushimet e marra e shkurtojnë ndjeshëm, deri edhe poshtë dhjetë pikëshit duke dhënë sinjale të një përmbysje. Por, jo vetem që koha nuk mjafton, por dy gabime radhazi të kuqebluve pranë koshit kundërshtar që nga ana tjetër shfrytëzohen me kosha për miqtë, bëjnë që e gjithë ndeshja të fitohet nga Skënderbeu me rezultatin 84-97.

(Video) Pjesën e dytë, të plotë, me koment, si dhe prononcimin e trajnerit të Skënderbeut Bruno Topi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img