Friday, November 29, 2024

Euro 2020/Kroacia në vështirësi, por Daliç beson

Lexo

Trajneri i Kroacisë ka komentuar barazimin me Republikën Çeke dhe mundësitë e skuadrës së tij për kualifikim

Një barazim 1-1 përballë Republikës Çeke, që nuk premton shumë për Kroacinë, duke marrë në konsideratë dhe ndeshjen e parë, atë të humbur 1-0 përballë Anglisë. Trajneri I kroatëve, Zllatko Daliç e pranon se në ndeshjen e sotme skuadra kishte një fillim të keq, por gjithsesi beson se mundësitë për kualifikim ekzistojnë akoma.

“Në fund të dy ekipet merituan barazimin. Ne patëm një fillim të keq, ishim të ngadaltë dhe po përpiqeshim të bënim presion të panevojshëm, nuk ishim kompaktë. Por, pas golit, luajtëm më mirë. Gjithçka është akoma në duart tona”.

Ivan Perisiç, mesfushor i Kroacisë: “Ne nuk po luajmë mirë, nuk e di arsyen. Patëm një fillim të keq të ndeshjes, aritëm të shënojmë në pjesën e dytë, por duhet të tregojmë më shumë  kundër Skocisë”.

Luka Modrić, kapiten i Kroacisë: “Ka një shije të hidhur pas kësaj ndeshje, pasi nuk fituam. Ne hymë në ndeshje me të vërtetë të paorganizuar, por më pas u dukëm më mirë në pjesën e dytë. Mund të kishim shënuar edhe më shumë, por fatkeqësisht nuk kemi fituar. Tani, ne duhet ta mposhtim Skocinë për të kaluar”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img