Pas fitores me Milanin, që e ngjiti në vend të dytë, Antonio Conte vlerësoi Napolin e tij. “Kjo fitore sjell shumë entuziazëm dhe besim. Nuk duhet të harrojmë se, nëse jemi në vend të dytë, duhet t’u jemi mirënjohës atyre që kanë mbuluar mungesat, duke na bërë kaq konstantë. Mungonin Hojlund, Di Lorenzo, Rrahmani, Neres, që janë titullarë.
Gjërat e jashtëzakonshme i kemi bërë në periudha emergjence, ku skuadra të tjera do të ishin ‘mbytur’. Po rikuperojmë lojtarë dhe kemi mundësi për më shumë zgjedhje. Kemi bërë një hap të rëndësishëm për Championsin. Nëse është një objektiv i Juventusit apo Milanit, nuk ka arsye pse të mos jetë edhe yni. Interi po bën një rrugëtim të rëndësishëm dhe e meriton të jetë i pari”, – ka thënë Conte.
Pastaj, sa i takon çështjes së kombëtares italiane, ai u shpreh: “U fol edhe vitin e kaluar, 3 muajt e fundit, se do të ikja nga Napoli për te Juventusi. Shtypi shkruan, normale që emri im është në atë listë. Nëse do të isha president i Federatës, do ta merrja në konsideratë, bashkë me të tjerët. Për shumë arsye Conte do ta vendosja në listë.
Kam qenë trajner i Italisë, e njoh ambientin. Më pëlqen, sepse është bukur të përfaqësosh vendin tënd. E dini mirë që kam edhe një vit kontratë me Napolin dhe në fund të vitit do të flas me presidentin.
Më vjen keq, sepse nëse do të kualifikoheshim për në Botëror, edhe me penallti, do të flitej për një arritje të madhe të futbollit italian. Pas 3 Botërorësh të humbur, duhet bërë diçka. Është shkatërruar gjithçka, por edhe në shkatërrim mund të shpëtohet diçka”.


