Wednesday, October 23, 2024

Eriksen del nga spitali, viziton shokët e skuadrës

Lexo

Mesfushori  është larguar nga spitali: “Faleminderit për numrin e madh të mesazheve, ishte e pabesueshme”

Lajmi më i bukur i Euro 2020. Christian Eriksen ka dalë nga nga spitali i Kopenhagenit, ku ai ishte shtruar që nga e shtuna e kaluar pas arrestit kardiak gjatë ndeshjes Danimarkës-Finlandës. Federata daneze e futbollit ka bërë të ditur se mesfushori, i nënshtruar me sukses operacionit që u përdor për të implantuar një defibrillator, për të kontrolluar ritmin e tij të zemrës dhe për të shmangur situata të mundshme të ngjashme. Më pas ai vizitoi shokët e tij të ekipit në qendrën e grumbullimit në Helsingor, para se të kthehej në shtëpi për të qenë me familjen e tij.

“Faleminderit për numrin e madh të mesazheve, ishte e pabesueshme – fjalët që Eriksen ia besoi një shënimi nga Federata Daneze – Operacioni shkoi mirë dhe unë jam mirë edhe në këto rrethana. Ishte shumë mirë të shihja djem përsëri pas lojës fantastike që ata luajtën dje – duke iu referuar ndeshjes që humbën kundër Belgjikës – Është e vetëkuptueshme që unë do të bëj tifo për ta të hënën kundër Rusisë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img