Europa League-Fiton në transfertë 1-3 ndaj Bolonjës Aston Villa, gati “bileta” e gjysmëfinales

Lexo

- Reklamë -spot_img

Bologna-Aston Villa, takimi i parë çerekfinal i Europa League u transmetua për të gjithë sportëdashësit në rrjetin e Radio Televizionti Shqiptar.  Në një duel me ritëm të lartë dhe intensitet tipik europian, anglezët dolën më të kthjellët dhe më cinikë, duke trifumuar me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë nisi me vrull për vendasit, në minutën e 26-të, Bologna do të gjente avantazhin me autogolin e mbrojtësit Konsa, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të sulmuesit Castro.

Presioni i miqve u konkretizua në minutën e 44-t, kur pikërisht Ezri Konsa shfrytëzoi një asist të Youri Tielemans dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Në pjesën e dytë, Bologna tentoi të reagonte, por u ndëshkua shpejt. Në minutën e 51-të, Ollie Ëatkins dyfishoi shifrat pas një aksioni të shpejtë, me asist nga Buendia, duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të vendasve.

Në minutën e 90të Roëe do të shënonte për Bolognan, ndërsa kur pritej përfundimi i takimit, sërish Ëatkins do të shënonte për t’i dhënë një goditje të fortë bolonjezëve.

Në fund, ekipi nga Birminghami largohet me një avantazh 1-3, duke hedhur një hap të drejt gjysmëfinales, ndërsa Bologna do të duhet të bëjë një përmbysje të vështirë në ndeshjen e kthimit në Angli.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img