“Të them të drejtën, në pjesën e parë bëmë jashtëzakonisht shumë mirë, dominuam ndeshjen në pjesën e parë, në shumë raste dolëm 3-4 herë kundër portierit Totoshi. Por penalltia që u dha në atë moment e fiku ekipin, vonesa për të gjuajtur, ekipi nuk reagoi. Pas atij u munduam të bënim zëvendësime e reagonim, se të gjuash një penallti dy herë, ndoshta ka ndikuar psikologjikisht. Ne u munduam të reagonim. Kishim raste për të barazuar se mund të shkonte ndeshja 1-1. Por ndodhi me tranzicione e na ndëshkuan. Bravo ekipit të Elbasanit, e meritoi fitoren me cinizmin e tij.
Kishin tentuar të fitonim pak centimetra, duke parë që kemi pësuar gol nga standartet në ndeshjet e fundit, kemi dominuar dhe kemi pësuar gol nga anësore dhe goditje këndi. Menduam që djathtas të fusnim Bytyçin edhe pse nuk është i djathtë tipik, duke parë që ka luajtur në atë pozicion. Duke ditur që Preka vjen nga dëmtim i gjatë e nuk kishim mundësi ta aktivizonim. Nuk është se nuk funksionoi, Bytyçi doli një herë para portierit dhe e priti Totoshi, edhe Vuha, Sidibe. Pjesa e parë ishte ok. U munduam që Qaka e Murataj të ndërronin pozicionin, e ashtu ndodhi, duke ditur që mesfushorët e Elbasanit shkonin një kundër një dhe menduam të lëviznim.
Ne tentuam, ndonjëherë lojtarët e zgjidhin vetë. Ndonjëherë tentuam me linjat anësore, ndonjëherë një kundër një me SIdibe. Për këtë jemi ne, duhet të punojmë për të rregulluar këto paqartësi që kishim në zonë e tretë në ndeshje.
Ekipi deri në minutën e 90 mendoj se ishte korrekt, deri te goli i dytë, u soll në mënyrë korrekte, e nëse krosonim topin dhe dilte ishim ne që fitonim topin. Qaka dhe Murataj bënë atë që kërkuam, të çonin topin në thellësi, por ndonjëherë zgjidhjet në zonën e tretë nuk ishin ato që duheshin. Ekipi kundërshtar nuk është kot në vend të tretë. Por duke filluar nga java tjetër, jemi në luftë aty për vendin e katërt, që duam ta mbajmë deri në fund.
Ne nuk u mbyllëm në portë me një lojtar më pak ata. Ne e dimë që pika e fortë e Elbasanit janë goditjet standarte dhe në 2-3 raste pas golit, i kishin në goditje standarte që i mbrojtëm mirë dhe pastaj nëse do ishim mbyllur mbrapa, nuk do kishim pësuar tre gola. Statistikat do i shoh pas ndeshjes, në pjesën e parë mund të ketë qenë mbi 70 përqind mbajtja e topit për ne. Ne menduam që të ndryshonim diçka të mbanim topin, të luanim në gjerësi, u munduam. Kishte më pak lojë efektive, duke parë zgjuarsinë e Elbasanit, është ekipi me tranzicionin pozitiv më të mirë në Shqipëri, e shfrytëzoi dhe duhet komplimentuar. Ndodh që të humbësh, do luftojmë për vendin e katërt që ta mbajmë.
Na shqetësoi edhe ne shumë, nuk them që nuk më shqetëson, është ajo që duhet të ndryshojmë. Kemi mbajtur ne topin në ndeshjet e kaluara dhe përfundoi 2-2. Nëse do kishim realizuar rastet në pjesën e parë, do ia linim vetë topin Elbasanit, se nuk shquhet për qarkullim por luan në tranzicion. Normale, pas penalltisë, ju e dini që 70-30 është kohë fiktive. Nuk ka rëndësi, Elbasani fitoi 3-0, edhe nëse e mbanim 90%, fituan 3-0 me meritë të plotë. Duhet të reagojmë se u bënë disa ndeshje që nuk fitojmë”, tha Kërnaja për RTSH pas ndeshjes.


