Botërori 2027 për vajza / Shqipëria luan ndeshjen e kualifikueseve ndaj Uellsit në “Elbasan Arena”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi pasditen e sotme ndeshjen e kthimit ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2027. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima u mposht minimalisht 0-1, pas një paraqitjeje pozitive dhe plot angazhim.

Formacioni titullar ishte: Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Alma Hilaj, Arbiona Bajraktari, Armera Tukaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Ilarja Zarka, Mikaela Metalla, Fortesa Berisha dhe kapitenia Megi Doçi.

Vajzat kuqezi zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, duke krijuar raste të rrezikshme që në minutat e para me Doçin dhe Berishën, por pa arritur të konkretizojnë. Pavarësisht paraqitjes së mirë, Uellsi gjeti avantazhin në minutën e 25-të, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 0-1.

Në pjesën e dytë, Kombëtarja shqiptare rriti ritmin dhe dominoi lojën, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në kërkim të golit të barazimit. Rasti më i pastër erdhi në minutën e 57, kur Ilarja Zarka, pas një aksioni individual, goditi traversën, duke i mohuar skuadrës një gol të merituar.

Pavarësisht përpjekjeve dhe lojës bindëse, Shqipëria nuk arriti të ndryshojë rezultatin, me takimin që u mbyll 0-1 në favor të Uellsit.

Kombëtarja e vajzave do të rikthehet në fushë në muajin qershor, ku do të luajë dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve ndaj Çekisë në transfertë dhe Malit të Zi në shtëpi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img