Mbyllet java e 8 e Superiores, rezultatet dhe renditja. Në krye vazhdon të jetë Teuta me 20 pikë

Java e 8-të e Abissnet Superiore ka ulur siparin mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”, me përballjen mes Dinamo City dhe Egnatias, që u mbyll me fitoren 2-1 të dinamovitëve. Një sukses me peshë për skuadrën kryeqytetase, që merr tri pikët përballë kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

Kjo javë solli rezultate të rëndësishme edhe në sfidat e tjera. Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Partizanit, Laçi fitoi minimalisht 1-0 kundër Vorës, ndërsa Vllaznia siguroi tri pikët në shtëpi ndaj Tiranës, me rezultatin 2-0. Përballja mes Teutës dhe AF Elbasanit përfundoi në barazim pa gola.

Në krye të renditjes vijon të qëndrojë Teuta me 20 pikë, por Egnatia, pavarësisht humbjes së sotme, mbetet në ndjekje të ngushtë me 18 pikë. Dinamo City ngjitet në kuotën e 15 pikëve, duke mbajtur vendin e tretë, ndërsa Tirana renditet e katërta me 11 pikë.

Pas tyre vjen Laçi me 10 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu me 9 pikë. AF Elbasani, Vllaznia dhe Vora kanë grumbulluar nga 8 pikë, ndërsa Partizani mbetet në fund të klasifikimit me 4 pikë.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe