Superiorja mbyll javën e 32-të. Vllaznia në krye me 60 pikë. E ndjekin nga pas, Elbasani 59, Egnatia 54, Dinamo 45. Flamurtari i fundit me 29 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin këtë të diel me sfidën Partizani – Bylis, e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Në takimet e tjera të zhvilluara dje, Elbasani arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Teutës në Durrës, duke siguruar matematikisht një vend në “Final 4”.

Ndërkohë, Flamurtari triumfoi 2-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias, duke marrë një fitore me shumë vlerë, edhe pse vijon të mbetet në vendin e fundit me 29 pikë, tre më pak se Tirana, Bylis dhe Vora.

Sfida mes Vorës dhe Vllaznisë u mbyll në barazim pa gola ndërsa edhe Dinamo City ndau pikët në një barazim 1-1 në takimin përballë bardhebluve të Tiranës.

Në mbyllje të kësaj jave, Vllaznia është në krye me 60 pikë. E ndjekin nga pas, Elbasani 59, Egnatia 54, Dinamo 45, skuadra këto që formojnë katërshen e parë të “Final 4”.

Në vend të pestë, por me pikë të barabarta me të katërtin është Teuta, në të gjashtin Teuta me 38 që pozicionet në mesin e artë të renditjes.

Ndërkohë që pas Teutës, rreshtohet skuadrat që rrezikojnë për mbijeteses: Tirana, Vora, Bylis me nga 32 pikë dhe mbyll Flamurtari në vendin e fundit me 29 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img