Ndahet nga jeta në moshën 85 vjeçare Ismet Çuliqi, njeriu që i shërbeu klubit Vllaznia mbi 30 vite në timon duke transportuar me autobusin e tij breza të tërë kampionësh kuqeblu

Lexo

- Reklamë -spot_img

Mbrëmjen e së hënës së 19 prillit, shkodranët, dhe sidomos njerëzit e sportit janë njohur me një lajm të hidhur. Bëhet fjalë për ndarjen nga jeta në moshën 85 vjeçare të Ismet Çuliqit, i cili në fakt nuk ishte sportist, por me sportin e kishte të lidhur të gjithë jetën e tij.

Nuk ka sportist të brezit të sportistëve të viteve 1965-1995, por edhe të familjarëve të tyre, që nuk e kanë njohur njeriun model, shoferin profesionist që shoqëronte me autobusin e tij ekipet sportive të Klubit Vllaznia duke i transportuar me autobusin e tij në aktivitetet kombëtare, në Tiranë dhe të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Në mbi 30-të vite, ai spikati si një profesioinist i vertetë, jo vetëm në drejtimin e automjetit të tij, por në të njëjtën kohë edhe në riparimet dhe shërbimet që ai ia bënte vetë personalisht autobusit, edhe atëherë kur në orët e mesnatës, në kthim e sipër në rrugët drejt Shkodrës, përballej me defektet e rastit.

Është kjo arsyeja, që i gjithë brezi i sportistëve të asaj periudhe e kujton me shumë respekt dhe nostalgji figurën e Ismet Çuliqit, i cili në autobusin e tij pati rastin të transportonte breza të tërë sportistësh elitarë.

Futbolli ishte ai që ai kishte angazhimin kryesor, sidomos me ekipin e parë, periudhë e cila shoqërohet edhe me rezultate shumë të mira, si fitimin e shtatë trofeve, katër tituj kampionë dhe tre kupa Republike.

Por, jo vetem futbolli, sepse ai me gatishmërinë, ngrohtësinë, respektein dhe dashurinë që e karakterizonte, shoqëronte edhe të gjitha sportet e tjerë, lojrat me dorë, volejboll e basketboll, sportet e rënda, mundje, peshëngritje, boks, atletikë, gjimnastikë, qitje, etj.

Pasionin për sportin e ushqeu edhe tek djali i tij, Bledi, i cili pati një përvojë pozitive duke u rritur si futbollist deri me ekipin e parë të Vllaznisë si dhe me ekipet të tjerë të kampionatit shqiptar.

Ismeti ishte një kampion në profesionin e tij, kampion dhe model edhe si njeri, ndaj për këtë, keqardhja për lajmin e marrë është mjaft e madhe duke prekur thellë të gjithë komunitetin shkodran papërjashtim.

Portali Veriu Sport, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çuliqi për humbjen e njeriu të afërt, si dhe komunitetit të sportit për humbjen e një njeriu që i shërbeu me përkushtim dhe devotshmëri sportit shkodran në profesionin e tij të nderuar.

Pushofsh në paqe, Ismet Çuliqi! I përjetshëm kujtimi yt!

Për gjithë të interesuarit, familjarët bëjnë me dije se ceremonia e përcjelljes për në banesen e fundit për Ismet Çuliqin bëhet pasditen e së hënës, në orën 16:00, pranë Sallës së Pritjes “Meti” në Dudas, aty gjatë të gjithë ditës së hënë organizohet edhe pritja nga familjarët.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img