(Video) Turneu i futbollit për gjimnazet e kryeqytetit “Replay Snack Elka Cup 2026”/ Sekretari i SHRF Tiranë Ardian Haçi, i kënaqur për pjesëmarrjen g]dhe masivitetin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Turneu “Replay Snack Elka Cup 2026” për zonën e Tiranës solli në “Shtëpinë e Futbollit” 8 gjimnaze dhe qindra të rinj, duke krijuar një atmosferë entuziaste në mbështetje të skuadrave të kryeqytetit. Një aktivitet i suksesshëm që u kurorëzua me shpalljen fituese të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, që tashmë do të përfaqësojë Tiranën në fazën e ardhshme, përballë shtatë ekipeve të tjera nga shoqatat rajonale.

Në një prononcim për fshf.org, Sekretari i Përgjithshëm i SHRF Tiranë, Ardian Haçi, vlerësoi organizimin e turneut dhe bashkëpunimin institucional, duke theksuar rëndësinë e kësaj nisme për zhvillimin e futbollit te moshat e reja.

“Do ta nis nga nisma, që ka qenë e Federatës së Futbollit dhe SHRF Tiranë. Është një nismë që vjen në kohë për t’u plotësuar t’u hedhur në terren në ato ndeshje që ne pamë. Patëm një bashkëpunim të mirë edhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe me Ministrinë e Arsimit, të cilat na mundësuan pjesëmarrjen e fëmijëve në shkallët e stadiumit dhe ekipeve në terrenin sportiv përmes Zyrës Vendore Arsimore Tiranë.

Ai theksoi se përfitimet e këtij aktiviteti janë të shumanshme: “Ajo çka përfiton Shoqata, është entuziazmi që patëm në stadium, afrimi i fëmijëve me futbollin, largimi i tyre nga rruga, edukimi i tyre sa më i mirë me vlerat sportive dhe numri i futbollistëve të cilët nga viti tjetër do të jetë shumë më i madh në Tiranë”

Duke parë suksesin e këtij edicioni, SHRF Tiranë synon ta çojë më tej këtë iniciativë. “Jemi në bisedime të avancuara dhe them se jemi në përfundim të faktit që nga viti tjetër do të ketë kampionat të përcaktuar për shkollat e Tiranës, duke filluar nga shkollat fillore, 9-vjeçare dhe gjimnazet. Duhet t’i mëshojmë faktit që mosha e vogël duhet të afrohet me futbollin dhe të kuptojë që sporti është jetë. Ky kampionat do të bëhet edhe për vajzat”, shtoi ai.

Sa i përket impaktit të turneut, Haçi nënvizoi interesin e lartë të publikut: “Po të shohim rrjetet sociale dhe pjesëmarrjen në shkallët e stadiumit, e kuptojmë se si ka qenë qasja e tyre kundrejt këtij aktiviteti”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img