Laçi, sfidon Skënderbeun brenda në Korçë dhe shpallet kampion i Kategorisë së Parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Goli i kapitenit Kurti në minute e 6-të shtesë, vendosi fatin e supersfidës së Kategorisë së Dytë, Skënderbeu-Laçi duke shpallur kurbinasit kampion të sezonit 2025-2026.

Sfida e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” ishte jo vetëm një sfidë mes dy skuadrave, Skënderbeu-Laçi, por edhe një sfidë trajnerësh Ernest Gjoka-Naxhi Shensoi, pa lënë mënjënë edhe sfidën e presidentëve Ardian Takaj-Pashk Laskaj, ku fitues dolën Laçi, Shensoi dhe Laska.

Laçi bën mrekullinë në javën e fundit të Kategorisë së Parë, duke siguruar titullin kampion me një fitore 1-0 në Korçë përballë Skënderbeut, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Akti i fundit i sezonit, u zhvillua me një ndeshje të luftuar, ku koçarëve u mjaftonte dhe një barazim për të arritur objektivin, ndërsa për kurbinasit alternativa e vetme ishte fitorja.

Skënderbeu mbeti me një lojtar më pak pas 70 minutash lojë për shkak të kartonit të kuq të dhënë për Ndiaje me ndërhyrjen e VAR.

Kurbinasit pretendojnë për një penallti në minutën e 95-të, dhe vetëm pak sekondave më pas, harkimi nga goditja e këndit e Laçit goditet me kokë nga Kalaj dhe më pas finalizohet po me kokë nga Kurti duke shpërthyer festën në kampin kurbinas.

Kështu, Laçi e mbyll sezonin në vend të parë në kuotën e 79 pikëve duke u shpallur kampion. Skënderbeu në vend të dytë me 77 pikë.

Në përfundim të ndeshjes, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë zyrtare të shpalljes së kampionit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe trofeun skuadrës së Laçit, në një atmosferë festive, duke përmbyllur një kampionat të luftuar deri në sekondat e fundit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img