KF Shiroka-U eleminua me penallti në Play-Off, mkesazhi i Presidentit Ergi Axhani: Jemi një ekip i ri, vetëm në vitin e dytë. Na falni që nuk arritëm t’ju bëjmë më krenarë këtë herë. Premtojmë vetëm punë, përulësi dhe zemër!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të dashur sportdashës dhe qytetarë të Shkodrës

Ndonjëherë futbolli të jep më shumë se rezultate, të jep mësime, dhimbje dhe forcë për të vazhduar.

Ky sezon ishte i tillë për ne.

Jemi një ekip i ri, vetëm në vitin e dytë, me pak zëra në tribunë, por me shumë zemër në fushë. Çdo ndeshje e kemi luajtur me ndjenjën se përfaqësojmë diçka më të madhe se vetja Shkodrën.

Sot ndjejmë zhgënjim. Dhe e dimë që edhe ju.

Për këtë na falni.

Na falni që nuk arritëm t’ju bëjmë më krenarë këtë herë.

Por dua të dini diçka:

Çdo hap që kemi bërë ka qenë me shpirt, me sakrificë dhe me një dashuri të sinqertë për këtë fanellë.

Një falënderim i veçantë për lojtarët tanë për përkushtimin dhe luftën në çdo ndeshje, për stafin dhe bashkëpunëtorët për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Federatën Shqiptare të Futbollit për bashkëpunimin gjatë këtij sezoni.

Edhe kur ishim pak, ju që ishit aty… keni qenë gjithçka për ne. Nuk do ta harrojmë kurrë.

Ne nuk premtojmë mrekulli. Premtojmë vetëm punë, përulësi dhe zemër. Dhe do vazhdojmë të ndërtojmë, hap pas hapi, pa u dorëzuar.

Sepse kjo është më shumë se një ekip. Është një fillim.

Faleminderit që jeni me ne.

Për Shkodrën.

Presidenti i KF Shiroka

Ergi Axhani

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img