(Video) Vllaznia, fituese e Kupës së Shqipërisë në Atletikë. Trofeu i 18-të radhazi për atletët shkodranë. Muhamet Çangeli shpallet sportisti më i mirë i aktivitetit me 1039 pikë olimpike

Lexo

- Reklamë -spot_img

Atletika shkodranë vijon të  mos e lëshojë podiumin e vendit të parë. Pas suksesit  të fitimit të titujve kampionë me kategoritë e moshës U16 dhe U18 të zhvilluara në Shkodër vjen titulli i radhës. Këtë radhë në konkurimin e kategorisë së rritur duke u shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë.

Fitimi i trofeut të Kupës së Shqipërisë është i 18-të radhazi dhe i 30-të në 107 vite histori të klubit Vllaznia. Garat në fjalë u zhvilluan në stadiumin “Elbasan Arena” me pjesëmarrjen e 11 ekipeve me mbi 200 sportiste meshkuj dhe femra.

Një aktivitet ky i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, i cili shërben edhe për kualifikueset e lojërave europiane që do të mbahen në datën 30 Maj në Monako. Paraqitje e atletëve shkodrane ka qënë fantastike, me rezultate që spikatën në çdo disiplinë, veçanërisht dy rezultatet e jashtëzakonshme në 100 metra dhe në kërcim së gjati, që ngritën nivelin e aktivitetit! Vendi parë dhe titulli kampion i Vllaznisë në klasifikimin ekipor me 155 pikë është kontribut i punës profesionale të stafit të trajnerëve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj.

Por, natyrisht që meritën kryesore e kanë vetë sportistët, ku mes tyre veçohet Muhamet Çangeli me një super rezultat 7.73 m në kërcim së gjati, duke u shpallur edhe sportisti më i mirë i aktivitetit me 1039 pikë olimpike. Për t’u vlerësuar janë edhe paraqitjet e Endri Rakajt, Leandro Çardaku, Sidrit Kopliku, Durjon Idrizaj, Kolindo Kiri, Erisa Rrasa, të cilët u shpallën kampion në garat e tyre.

Rezultatet teknike të Kampionatit

100 metra:

Endri Rakaj – 10”74, një rezultat fantastik

Leandro Çardaku – 10”81, gjithashtu një paraqitje e shkëlqyer

200 metra:

Leandro Çardaku – 22”09

Durjon Idrizaj – 22”26

400 metra:

Dejan Balla – 51.92

800 metra:

Sidrit Kopliku – 1’57”03, rezultat shumë premtues

1500 metra:

Sidrit Kopliku – vendi i parë

110 metra me pengesa:

Durjon Idrizaj – vendi i parë

Kërcim së gjati:

Muhamet Çangeli – super rezultat 7.73 m, duke u shpallur edhe sportisti më i mirë i aktivitetit me 1039

Endri Rakaj – vendi i dyte

Mario Çepi – vendi i tretë

Kërcim 3-hapësh:

Kolindo Kiri – vendi i parë

Mario Çepi – vendi i dytë

Elizeo Spathari – vendi i tretë

Femra – kërcim së gjati:

Erisa Rrasa – vendi i parë

Klasifikimi ekipor:

  • Vllaznia – vendi i parë me 155 pikë

(Video) Pamje nga garat e Kupës së Shqipërisë në Atletikë për të rritur dhe sinkronin e plotë të Presidentit të FSHA, Izmir Smajlaj mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img