Monday, November 25, 2024

KF Murlani, një vit aktiv! Rezultate pozitive, kupa dhe tituj të fituar nga ekipet murlanase, paralajmërimi për një të ardhme të shkëlqyer të këtij klubi

Lexo

“KF Murlani një vit aktiv. Nuk feston ditën e krijimit me festë. Se suksesi i arritur brenda një vitië e ka bërë të festoj shumë shpesh. Me krijimin e skuadrës së parë të futbollit meshkuj, Murlani nga kategoria e tretë kaloj në kategorinë e dytë. Kemi për të përmendur dhe akordin e arritur JubanDanja/Murlan Femra, këtë vitë është KF Mulani Femra. U17 në vitin e parë fiton Kupën dhe Kampionatin njëkohësisht, U11 fiton kupën dhe del në finalen për kampionat. U13 në finale të kupëes. Janë sukseset e vetem një viti punë të mirë të bërë nga i gjithë stafi dhe bordi drejtues. Na pret një sezon i ri plot punë dhe ambicie për të arritur sukset e larta. Na mbetet vetem për të thënë, forca Murlani dhe suksese të metejshme, forca e Murlanit do vërshojnë!”, shkruhet, ndër të tjera në faqen zyrtare të KF Murlani në një përshkrim të ecurisë së KF Murlani gjatë sezonit sportive 2020-2021.

Ndërkohë, nga sa mësohet, ditën e sotme, kryesia e Klubit të Futbollit Murlani ka zhvilluar edhe analizën vjetore, ku në praninë e presidentit të klubit, Përparim Rraboshta, stafi teknik së bashku të gjithë trajnerët që kanë drejtuar gjatë këtij viti kanë raportuar për punën e tyre gjatë kësaj periudhe. Gjatë raportimit në këtë takim përmbledhës  të sezonit janë evidentuar ekipet dhe trajnerët më të spikatur të grupmoshave, ku natyrisht ai i ekipit të parë me trajner Altin Xhahysën, nga debutues në kategorinë e tretë i kualifikuar menjëherë në kategorinë e dytë meriton vlerësimin maksimal.

Kështu, duke nisur nga ekipi më moshën më të vogël, ai U- 9 me trajner Fabiol Rexhepi me 25 fëmijë në total, renditja e tij ka qënë në mesin e tabelës së klasifikimit.

Më pas, ekipi   U-11 me trajner Suad Premçi, me 25 fëmij në total është renditur në vendin e parë në grup, fitues i kupës dhe gjysëmfinalist i kampionatit.

Ekipi U-13 me tranjer Ari Djepaxhia me 23 fëmij në tota është renditur në vendin e katërt në kampionat, finalist i Kupës dhe me 2 lojtar në ekipin kombëtar, Geri Kamberi dhe Aron Jahja.

Ekipi  U-15 me trajner Lirjet Lujkaj me 21 fëmij në total i renditur në  vendin e pestë në kampionat, ndërkohë që ka dërguar 2 lojtar në kombëtaren e moshave, Igli Et’hemi dhe Donald Kuka.

Ekipi U-17 me tranjer Vahedin Pepaj me 21 fëminjë në gjirin e ekipit, vendi i parë në kampionat,fitus i Kupës si dhe me portjerin Gabriel Guri i cili kalon pozitivisht provën në Francë.

Ekipi U-13 vajza me trajner Robert Karma me 15 vajza total, i renditur në vendin e tretë në kapionat. Ekipi  U-15 vajza, me trajnere Madalena Rrotaj,16 vajza në total, i renditur në vendin e tretë në kampionatin kombëtar.

Ndërkohë, padyshim që një arritje shumë e e madhe e këtij klubi është pjesëmarrja dinjitoze e ekipit të parë të futbollit në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa ka shkëlqyer, dhe duke u renditur në vendin e dytë, së bashku me vendin e parë, Luftëtarin e Gjirokastrës fituan të drejtën e kualifikimit në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.

Një arritje kjo për t’u vlerësuar në maksimum, ku që  në debutim, arrihet objektivi i kalimit në një kategori më lart dhe tashmë synimet janë edhe për më lart, drejt kategorisë Superiore në një të ardhme të shpejtë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img