Pas përfundimit të sezonit të rregullt në Abisnet Superiore, është zyrtarizuar edhe kalendari i shumëpritur i fazës “Final-Four” aty ku do të vendoset skuadra kampione e këtij edicioni.
Në garën për titull do të marin pjesë Vllaznia,Elbasani,Egnatia dhe Dinamo katër skuadrat që siguruan vendet e para në përfundim të kampionatit.
Sipas rregullores së garës pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen dhe do të llogariten me vlerën më të ulët.
Në këtë mënyrë Vllaznia dhe Elbasani e nisin fazën finale me nga 31 pikë Egnatia me 28 pikë ndërsa Dinamo me 24 pikë.
Sfida hapëse e “Final-Four” do të zhvillohet më 16 maj ku Vllaznia do të përballet me Dinamon, ndërsa një ditë më vonë Elbasani do të mas forcat me Egnatian.
Java e dytë rezervon përballjen Vllaznia-Egnatia më 23 maj ndërsa më 24 maj do të luhet dueli Elbasani-Dinamo.
Dy ndeshjet e fundit të fazës finale jan planifikuar për në fund të muajit me Egnatia-Dinamo që luhet më 29 maj dhe supersfida Vllaznia-Elbasani më 31 maj.
Të gjitha takimet e “Final-Four” do të zhvillohen në stadiumin Air Albania duke nisur nga ora 19:00 në një fazë që pritet të dhuroj emocione dhe rivalitet të fortë deri në ndeshjen e fundit për titullin kampion.
Fatos LAMAJ


