Superiorja, gati për për “Final 4”. Kalendari i kuqebluve: Vllaznia-Dinamo më 16 maj, Vllaznia-Egnatia 23 maj, Vllaznia-Elbasani më 31 maj, ora 19:00, në “Air Albania”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas përfundimit të sezonit të rregullt në Abisnet Superiore, është zyrtarizuar edhe kalendari i shumëpritur i fazës “Final-Four” aty ku do të vendoset skuadra kampione e këtij edicioni.

Në garën për titull do të marin pjesë Vllaznia,Elbasani,Egnatia dhe Dinamo katër skuadrat që siguruan vendet e para në përfundim të kampionatit.

Sipas rregullores së garës pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen dhe do të llogariten me vlerën më të ulët.

Në këtë mënyrë Vllaznia dhe Elbasani e nisin fazën finale me nga 31 pikë Egnatia me 28 pikë ndërsa Dinamo me 24 pikë.

Sfida hapëse e “Final-Four” do të zhvillohet më 16 maj ku Vllaznia do të përballet me Dinamon, ndërsa një ditë më vonë Elbasani do të mas forcat me Egnatian.

Java e dytë rezervon përballjen Vllaznia-Egnatia më 23 maj ndërsa më 24 maj do të luhet dueli Elbasani-Dinamo.

Dy ndeshjet e fundit të fazës finale jan planifikuar për në fund të muajit me Egnatia-Dinamo që luhet më 29 maj dhe supersfida Vllaznia-Elbasani më 31 maj.

Të gjitha takimet e “Final-Four” do të zhvillohen në stadiumin Air Albania duke nisur nga ora 19:00 në një fazë që pritet të dhuroj emocione dhe rivalitet të fortë deri në ndeshjen e fundit për titullin kampion.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img