E filluar ditë më parë muralja e dedikuar Vllaznisë, me ide dhe iniciativë nga Vllaznia Diaspore dhe realizimi nga Bashkise Shkodër, ka marrë formë të plotë në një nga fasadat e pallateve në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Përfundimi i punimit të kësaj muraleje dedikuar Vllaznisë është bërë e ditur mesditën e sotme nfa ana e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
“Një murale kuqeblu për qytetin që jeton me Vllazninë. Bashkia Shkodër i dhuron hyrjes së qytetit një tjetër simbol krenarie, pasioni dhe dashurie për skuadrën që bashkon breza të tërë shkodranësh.
Një ogur i bukur në rrugën drejt titullit kampion.
Realizuar nga Petrit Bilali, Fatmir Juka dhe Sidrit Lohja.
#ForcaVllaznia”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër Benet Beci.


