Trajneri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj Eni LLazani, ka bërë një analizë të përgjithshme për ekipin e kuqeblu, të cilin e drejton prej dy sezonesh, duke evidentuar anët pozitive dhe problemet që e kanë shoqëruar.
Konkurimi i Vllaznisë së koshit në Superligën e Basketbollit meshkuj pati një fillim jo shumë pozitiv për sezonin 2025-2026, ndërkohë që në fazën e dytë, skuadra arriti formën e dubur sportive duke shpërthyer në një seri fitoresh radhazi, ku për disa javë radhazi mbajti vendin e dytë duke kryesuar Besëlidhjen kryesuese.
Por, pikërisht, në momentin më të rëndëishëm, fazën finale “Play-Off”, disa dëmtime titullarësh, si dhe largimi i organizatorit kryesor Arnold, ndikuan në moskualifikimin në finalen e titullit kampion.
Vendi i tretë mund të konsiderohet pozitiv, për mundësitë që Vllaznia kishte në dispozicion, por për trajnerin Eni Llazani, mund të ishte edhe më i mire.
Por, përpos renditjes në vend nderi, ajo që konsiderohet pozitive për Vllazninë është hapësira që trajneri Eni Llazani dhe kolegët e tij Roni Gjeçaj dhe Antonio Shabani, i dhanë elementit të ri gjatë sezonit sportiv që sapo u mbyll, si pritshmëritë që kanë ndaj këtij brezi për vazhdimësinë.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Eni Llazani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-youtube.
Gaspër MARKU


