“Final 4” për vajza/ Ndeshjet e para gjysmëfinale, Gramshi-Vllaznia dhe Teuta-Apolonia luhen më 17 maj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndeshjet e para gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin e vajzave do të zhvillohen të dielën, më 17 maj. Gramshi do të përballet ndaj Vllaznisë në Arbanë, në orën 15:00, ndërsa Teuta do të presë Apoloninë në “Niko Dovana” , në orën 17:00.

Kjo fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje dhe takimet e kthimit janë planifikuar më 23 maj. Në rast se rezultati është i barabartë pas dy ndeshjeve, kualifikimin për në finalen e madhe do ta sigurojë skuadra e renditur më mirë në klasifikim, në këtë rast Vllaznia dhe Apolonia.

Skuadrat që nuk arrijnë të kualifikohen në finale do të zhvillojnë një ndeshje të vetme për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt më 28 maj. Finalja e madhe për titullin kampion është programuar më 29 maj, në ora 17:00. Të dyja finalet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img