FSHF-Edicioni i ri i “Abisnet Superiore” 2026-2027, pritet të nis më 6 shtator

Lexo

- Reklamë -spot_img

Edicioni i ri i “Abisnet Superiore” pritet të nis më 6 shtator rreth tre javë më vonë se zakonisht, një shtyrje që mund të ndikojë ndjeshëm në ritmin dhe ecurinë e kampionatit gjatë sezonit 2026-2027.

Vonesa e startit lidhet edhe me ngarkesën e kalendarit futbollistik, impenjimet europiane të skuadrave shqiptare dhe organizimin e sezonit të ri nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Megjithatë një nisje më e vonuar pritet të sjellë pasoja në vijimësinë e garës, pasi klubet mund të përballen me një kalendar më të ngjeshur gjatë muajve të sezonit.

Me shumë mundësi skuadrat do të detyrohen të luajnë më shpesh ndeshje në mesjavë për të rikuperuar kohën e humbur, çka do të rris lodhjen fizike të futbollistëve dhe vështirësitë për trajnerët në menaxhimin e organikës.

Gjithashtu periudha dimërore dhe kushtet atmosferike mund të ndikojnë më shumë në zhvillimin normal të kampionatit nëse kalendari do të mbetet i ngjeshur deri në fund.

Nga ana tjetër kjo shtyrje mund tu jap klubeve më shumë kohë për merkato dhe përgatitje sidomos skuadrave që do të marrin pjesë në kupat e Europës.

Ekipet do të kenë mundësinë të kompletojnë organikën dhe të arrijnë gjendjen optimale fizike përpara nisjes së sezonit.

Tashmë pritet vendimi zyrtar i FSHF-së për datat përfundimtare të kampionatit ndërsa klubet dhe tifozët mbeten në pritje për konfirmimin e kalendarit të ri të futbollit shqiptar.

Fastos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img