I konsideruar si atleti më në formë i atletikës shqiptare, talenti shkodran, Franko Burraj vazhdon të shkëlqejë në në arenën ndërkombëtare.
Suksesi i radhës është ai i konkurimit në European Challenger Championships në Monako, ku në garën e 400 metrave duke realizuar kohën prej 46.45 sekonda u rendit në vendin e parë duke merituar medaljen e artë.
Ashtu si edhe në garat e tjera të mëparshme, atleti shkodran Franko Burraj shoqërohej nga traneri i tij Bruno Rrotani, i cili padyshim që ka një meritë të veçantë në përgatitjen e këtij sportisti, i cili po korr rezultate të larta duke qënë kampion dhe rekordmen i garave të tij të preferuara, vrapimit 200 dhe 400 metra.
Pjesë e kombëtares së atletikës shqiptare në European Challenger Championships në Monako, janë edhe atletë të tjerë shkodranë së bashku me trajnerin Dorjan Tafa.
(Video) Pamje nga gara e 400 metrave e Franko Burrajt në Monako si dhe ceremonia e dorëzimit të medaljes së artë.
Gaspër MARKU


