Raundi i dytë i Euro U-17/ Trajneri Armand Dama publikon listën me 20 lojtarët e grumbulluar

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë të dielën grumbullimin dhe përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë shortuar në grup me Letoninë dhe Ukrainën, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri në datat 3, 6 dhe 9 qershor.

Trajneri Armand Dama ka përzgjedhur 20 futbollistë për këtë raund, me pjesën më të madhe të lojtarëve që kanë qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, duke garantuar vazhdimësi në grup. Më poshtë lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar:

Portierë: Simon Lleshi, Marsid Hoxha

Mbrojtës: Frensi Mali, Robin Balla, Jonas Nushi, Sebastian Amataj, Afrim Gashi, Jason Fredi Bori, Emiljano Malko

Mesfushorë: Alvin Zekaj, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Dion Vata, Petro Marku

Sulmues: Majkol Luka, Francesco Matjani, Sokol Uldedaj, Francesko Kico, Elson Himallari, Alvin Mamutaj

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Letonisë më 3 qershor në “Arena Egnatia”, në orën 17:00, ndërsa më 9 qershor do të përballet me Ukrainën, po në orën 17:00 në Rrogozhinë.

Ky turne ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen e kësaj gjenerate, pasi rezultatet ndikojnë drejtpërdrejt në pozicionimin e ekipeve për kualifikueset e ardhshme të Kampionatit Europian U-19 2028. Sipas rregullores së UEFA-s, skuadrat që renditen të parat në grupet e Ligës B sigurojnë ngjitjen në Ligën A për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit U-19.

Në këtë kuadër, një vend i parë në grup për Shqipërinë do t’i jepte kuqezinjve mundësinë të garojnë mes ekipeve më të forta europiane në ciklin kualifikues të Euro U-19 2028.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img