Sunday, November 24, 2024

Euro 2020-1/8/Danimarka, skuadra e parë çerekfinaliste e Europianit(Wales-Danimarkë 0-4)

Lexo

Wales:  Ward, C. Roberts, Rodon, Mepham, B. Davies; Allen, Morrell; James, Ramsey, Bale; Moore.

Danimarka: Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger Larsen, Delaney, Højbjerg, Maehle; Braithëaite, Dolberg, Damsgaard.

Ashtu si edhe në ndeshjet e luajtura në grupe, skuadra simpatike e Danimarkës ka vijuar të jetë e tillë edhe në ballafaqimet për 1/8-tat. Danezët ishin të parët që hapën serinë e ndeshjeve të kësaj faze ku rregullorja përcakton një takim të vetëm për të kaluar më tej. Dhe, këtë të drejtë e pati Danimarka, e cila mundi pastër me rezultain 4 me 0 Ëellsin duke që kështu skuadra e parë çerekfinaliste e Euro 2020.

Referuar ecurisë së 90-të minutave duhet thënë se danezët ishin superior gjatë të gjithë këtij takimi. 1 me 0 pjesa e parë me golin e shënuar nga Dolberg në minutën e 27-të. Pastaj në fraksionin e dytë të ndeshjes vijnë edhe tre gola të tjerë. Fillimisht është Dolberg që tre minuta nga starti i së dytës shënon të dytin për skuadrën e tij dhe dopietën e tij individuale. Më pas vijnë edhe dy të tjerë radhazi me autorë Maehle dhe Braithwaite, në minutën e 90-të. Një fitore që danezët ia deditojnë titullarit të tyre, Kristian Eriksen, i cili pas asaj ngjarje tragjike në ndeshjen e parë të Europianit kaloi çaste të rënda rreziku për jetën, fatmirësisht po shkon drejt normalizimit të plotë.

Mbyllet kështu beteja e parë e ndeshjeve në 16-tëshe, me Danimarkën që fiton 4 me 0 dhe prêt e para bileten çerekfinale për t’u ndeshur në këtë tur me fituesin e çiftit Hollandë-Çeki, ndërkohë që Weslli e mbyll këtu duke shkuar në shtëpi pas eleminimit nga kombëtarja e Danimarkës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img