Kombëtarja kuqezi U-16 fiton miqësoren në “Loro Boriçi” ndaj Malit të Zi. Goli mjeshtror i Avdylajt vendos ndeshjen

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri U16-Mali i Zi U16,  1-0(Shënues: Avdylajn 80’)

Formacioni i Shqipërisë U16:  Hazizaj, Muharremi, Avdylaj, Elqeni, Taci, Sina, Ramadani, Kopani, Mehmeti, Perkola. Trajner: Armand Dama

Gjyqtar: Bekris Dragusha, Jetmir Podgorica, Arlind Kastrati(Shkodër)

Kombëtarja shqiptare U-16 e ka nisur me fitore serinë e dy ndeshjeve miqësore ndaj Malit të Zi U-16, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ndeshje kjo e gjykuar nga një treshe arbitrash shkodranë me kryesor Bekris Dragusha dhe anësor, Jetmir Podgorica, Arlin Kastrati

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me Aliaj në portë, ndërsa në formacionin titullar ishin edhe Hazizaj, Muharremi, Avdylaj, Elqeni, Taci, Sina, Ramadani, Kopani, Mehmeti dhe Perkola.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, 0-0, me të dyja skuadrat që patën momentet e tyre për të zhbllokuar rezultatin. Kuqezinjtë u shfaqën kërkues në disa raste dhe tentuan të rrezikojnë portën kundërshtare, por pa arritur të konkretizojnë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vijoi të kërkonte golin dhe trajneri Armand Dama shfrytëzoi mundësinë për të aktivizuar lojtarë të tjerë, duke kryer disa zëvendësime dhe duke i dhënë minuta pjesës tjetër të grupit.

Goli i fitores erdhi në minutën e 80-të, me Avdylajn, i cili zhbllokoi takimin falë një eurogoli dhe i dha Shqipërisë avantazhin që do të rezultonte edhe përfundimtar.

Kjo miqësore i shërbeu stafit teknik për të vlerësuar lojtarët dhe për të provuar alternativa të ndryshme në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme të Kombëtares U-16.

Shqipëria dhe Mali i Zi do të përballen sërish më 27 gusht, në Mal të Zi, në ndeshjen e dytë miqësore, në orën 11:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img