Sunday, November 24, 2024

Euro 2020 Faza 1/8-Italia vuan me Austrinë, por shkon në çerekfinale(Itali-Austri 2:1 në shtesë)

Lexo

ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne.
AUSTRIA (4-2-3-1): Bachmann; Laoner, Dragovic, Hinteregger, Alaba; Schlager, Laimer; Baumgartner, Grillitsch, Sabitzer; Arnautoviç.

 

Ndonëse e filloi mjaft mirë takimin, pati epërsi të plotë, raste të shumta për gol, një shtyll potente nga Immobile, për të marrë biletën e çerekfinalistes, Italisë iu desh të luante 120 minuta lojë, psi koha e rregullt përfundoi në barazim 0 me 0. Sfida e zhvilluar në “Ëembley” ishte me të vertetë interesante, kjo edhe për meritë të austriakëve, të cilët jashtë parashikimit u shfaqën një skuadër kompakte, e cila jo vetëm që u mbrojtë mirë në pjesën më të madhe të lojës, por pati edhe moment shumë të mira, madje edhe duke shënuar një gol, të cilin sistemi VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Golat e kualifikimit në çerektinale për Italinë erdhen në 15-të minutëshin e parë të kohës shtesë. Fillimisht me Chiesa në minutën e 95-të e më pas me Pessina në minutën e 105-të. Në fraksionin e dytë të shtesës, Austria reagoi duke rihapur ndeshjen në minutën e 114-të me Kalajdzic, por Italia u mbrojt mirë deri në fund duke ruajtur avantazhin 2-1. Në raundin tjetër çerekfinal të Europianit, axurrët do të përballen me fituesen e çiftit Belgjikë-Portugali.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img