Skënderbeu nis revolucionin, katër largime të konfirmuara nga bardhekuqtë. Trajneri Julian Ahmataj pritet të ketë në dispozicion një skuadër pothuajse tërësisht të rinovuar

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas largimit të parë të konfirmuar të Mario Beshiraj,te Skënderbeu ka nisur zyrtarisht procesi i rindërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Klubi korçar pritet të pësojë ndryshime të shumta në merkato,teksa vetëm një pjesë e vogël e grupit aktual do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit.

Nga informacionet e fundit mësohet se edhe tre futbollistë të tjerë kanë mbyllur aventurën e tyre me bardhekuqtë.

Bëhet fjalë për mbrojtësit Randi Dumfur,Marko Ramos dhe Klevis Shaqe.

Dy qendërmbrojtësit Dumfur dhe Ramos jan larguar drejt vendeve të tyre dhe nuk pritet të rikthehen më në Korçë duke i dhënë fund bashkëpunimit me Skënderbeun.

Ndërkohë edhe mbrojtësi i majtë Klevis Shaqe duket se do ta vijojë karrierën në një skuadër tjetër.

Në këtë mënyrë numri i largimeve të konfirmuara arrin në katër ndërsa pritet që në ditët në vijim lista të zgjerohet edhe me emra të tjerë.

Paralelisht drejtuesit e klubit po punojnë për afrimet e reja që do të formojnë ekipin e sezonit të ardhshëm.

Trajneri Julian Ahmataj pritet të ketë në dispozicion një skuadër pothuajse tërësisht të rinovuar.

Sipas informacioneve vetëm tetë futbollistë do të mbeten nga grupi i sezonit të kaluar ndërsa pjesa tjetër e organikës do të përbëhet nga afrime të reja.

Ramos Dumfur dhe Shaqe i bashkohen kështu sulmuesit Beshiraj në listën e largimeve duke formuar katërshen e parë që ndahet me Skënderbeun në prag të sezonit të ri.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img