Egnatia pranë katër përforcimeve të rëndësishme për sezonin e ri

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas shpalljes kampione për të tretin vit radhazi Egnatia ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës që do të përfaqësoj klubin në kompeticionet europiane dhe në sezonin e ri të futbollit shqiptar.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se rrogozhinasit janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me katër futbollistë të njohur.

Naser Aliji, Regi Lushkja, Jurgen Montenegro dhe Alesandro Kacbufi jan katër emrat që përfliten se do të bashkohen me Egnatian në prag të ndeshjeve në kupat e europës.

Bëhet fjalë për lojtarë me eksperiencë dhe cilësi të provuara në futbollin shqiptar të cilët pritet ti japin më shumë alternativë dhe konkurrencë trajnerit në çdo repart të fushës.

Aliji dhe Kacbufi do të sillin përvojën e tyre në mbrojtje Lushkja cilësi dhe dinamizëm në mesfushë ndërsa Montenegro do të rriste potencialin ofensiv të skuadrës.

Drejtuesit e Egnatias synojnë të mos mjaftohen me sukseset e deritanishme dhe po punojnë për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues për sfidat europiane.

Nëse negociatat mbyllen me sukses këto afrime do të përbënin një sinjal të qartë se kampionët e Shqipërisë kërkojnë të mbeten protagonistë edhe në sezonin 2026-2027.

Zyrtarizimet priten së shpejti ndërsa merkatoja e Egnatias premton të jetë ndër më aktivet e verës.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img