Arbër Bytyqi, 22-vjeçari nga Prizreni me pasaportë shqiptare, sot ishte në formacionin e skuadrës së Llapit në ndeshjen e fundit të Superligës së Kosovës.

22-vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares U-19 dhe pjesë e Kategorisë Superiore në futbollin shqiptar me skuadrat KF Laçi dhe KF Tirana.
Në sfidën e sotme, Bytyqi pati një paraqitje pozitive dhe fitoi penalltinë nga e cila skuadra e tij realizoi golin për rezultatin 2-0.Bytyqi, që luan si mbrojtës i majtë dhe mesfushor i majtë, kërkohet nga disa skuadra në elitën e futbollit kosovar dhe atij shqiptar.
Duke pasur parasysh nevojën që Vllaznia ka në krahun e majtë të mbrojtjes, dëshira për ta pasur në skuadër është që tani, në ndeshjet e Europës.Me realizimin e këtij transferimi, Vllaznisë do t’i shtohej një tjetër xhevahir në radhët e saj dhe do të ishte një investim i mirë jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen.


