Miqësorja e sotme kundër Luksemburgut ka qenë një ndeshje e veçantë për Elseid Hysajn.
Mbrojtësi kuqezi bëhet lojtari i parë i Shqipërisë, që arrin kuotën e 100 paraqitjeve me skuadrën kombëtare.

Një moment historik për Elseid Hysajn, që është nderuar me një ceremoni simbolike nga FSHF-në në prag të startit të ndeshjes kundër Luksemburgut.



