Ashtu siç pritej, Kampionati Kombëtar i Atletikës, i 88-ti për nga radha që po zhvillohet në Elbasan është nën diktatin e Vllaznisë, e cila me rezultatet e ditës së parë, me 105 pikë të grumbulluara ka hedhur hapin e sigurt drejt fitimit të titullit të 18-të kampion radhazi dhe të 30-tin historik.
Kampioni i parë individual nga Vllaznia është Endri Rakaj në garën e 100 metrave duke u shpallur kampion kombëtar me kohën 11″03. Ndërsa në garën 110 metra me pengesa ishte Durjan Idrizaj, ai që u ngjit në vendin më të lartë në pod me kohën 15″44.
Franko Burraj, duke konkuruar në garën e tij të preferuar të 400 metrave mori vendin e parë falë kohës 46″45. Kampioni shkodran kontribuoi edhe në një arritje tjëtër të ekipit të tij, i cili dominoi edhe stafetëm 4×100 metra. Franko Burraj, Leandro Çardaku, Durjan Idrizaj, Endri Rakaj morën vendin e parë falë kohës 42″57. Sidrit Kopliku vend i pare dhe kampionë kombëtar në 800 metra, Muhamet Çangeli vend i pare dhe kampion kombëtar në Kërcim së gjati me distancën 7.71 metra, Erisa Rrasa vend i pare dhe kampione kombëtare në Kërcim së gjati për së gjati.
Në garën e shumëpritur të 5000 metrave është skuadra “Vrap Lale”, e cila arriti që të merrte dy vende në pod. Fotion Konomi dhe Dorjan Hoxhallari, të cilët garojnë në distanca të gjata, dhanë maksimumin duke u renditur respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë me kohët 17:13:98 dhe 17:51:27. Kjo disiplinë u fitua nga David Nikolli i skuadrës së Partizanit me kohën 15:05:86.
Rezultatet teknike të atletëve të Vllaznisë-Dita e Parë
100 metra:
Endri Rakaj vend i parë- KAMPION KOMBËTAR- me kohën 11″03
Leandro Çardaku vend i tretë me kohën 11″16
110 metra me pengesa:
Durjan Idrizaj vend i parë- KAMPION KOMBËTAR- me kohën 15″44
400 metra:
Franko Burraj vend i parë- KAMPION KOMBËTAR- me kohën 46″45
Dejan Balla vend i dytë
800 metra:
Sidrit Kopliku vend i parë- KAMPION KOMBËTAR
Kërcim së gjati- MESHKUJ:
Muhamet Çangeli vend i parë- KAMPION KOMBËTAR- me distancën 7.71 metra
Endri Rakaj vend i dytë me distancën 7.16 metra
Mario Cepi vend i tretë me distancën 6.51 metra
Kërcim së gjati- FEMRA:
Erisa Rrasa vend i parë- KAMPIONE KOMBËTAR§- me distancën 5.50 metra
Stafetë 4×100 metra MESHKUJ:
Vllaznia (Franko Burraj, Leandro Çardaku, Durjan Idrizaj, Endri Rakaj) vend i parë- KAMPIONE KOMBËTARE- me kohën 42″57
Në përfundim të garave të ditës së parë, Vllaznia ka arritur të grumbullojë 105 pikë duke qenë e shkëputur ndjeshëm nga Skënderbeu i vendit të dytë.


