Apeli i Megi Doçit! Kapitenia kombëtares së Shqipërisë futboll vajza kërkon më shumë vemendje për futbollin femëror: Futbolli i femrave nuk ka nevojë për mëshirë por për respekt, mbështetje dhe vlerësim të merituar!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kapitenia e Shqipërisë në futboll për vajza, dhe njëkohësisht kapitenia e Vllaznisë kampione, ka ngritur jo pak herë shqetësimin për mosvemendjen e duhur në drejtim të futbollit femëror. Një gjë të tillë, Megi e përsërit edhe pas ndeshjes kualifikuese për në Botërorin Brazil 2027, teksa i shënoi dy gola kombëtares së Malit të Zi në fitoren 5-2, ndeshje e luajtur në stadiumin “Loro Boroçi” të Shkodrës.

Postimi i Megi Doçit

Megi Doçi

E lumtur për fitoren dhe krenare për këtë grup vajzash që edhe një herë tregoi karakter, sakrificë dhe zemër në fushë.

Mbyllim këtë fazë me 7 pikë, qëndrojmë në Ligën B dhe vazhdojmë të ëndërrojmë për më shumë.

Megjithatë, mbetet e vështirë të kuptosh pse rezultatet tona vazhdojnë të marrin kaq pak vëmendje. Kur humbasim, na kujtojnë. Kur fitojmë, na përgëzojnë për një moment dhe gjithçka harrohet.

Futbolli i femrave nuk ka nevojë për mëshirë por për respekt, mbështetje dhe vlerësim të merituar. Sepse pas çdo ndeshjeje ka sakrifica mund disiplinë dhe dashuri për fanellën po aq sa te kushdo tjetër që përfaqëson këtë vend.

Ndoshta një ditë do të flitet më shumë për atë që bëjmë në fushë sesa për premtime e postime formale…

Deri atëherë, ne do të vazhdojmë të luftojmë për Shqipërinë, edhe kur Shqipëria nuk lufton gjithmonë për ne.

Deri atëherë, ne do të vazhdojmë të flasim në mënyrën që dimë më mirë: me paraqitjet tona në fushë.

Gjithmonë në kërkim të më të mirës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img