Vllaznia me përgatitës të ri atletik, prezantohet italiani Dario Ieva

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në kampin kuqeblu të Vllaznisë vijojnë prezantimet për sezonin e ri futbollistik. Këtë radhë, nuk kemi të bëjmë me futbollist, por me një përforcim të stafin teknik. Bëhet fjalë për përgatitësit Atletik të ekipit Dario Ieva, ku sipas drejtuesve të klubit, ka një përvojë pozitive në këtë sektor.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia

Mirë se erdhe, Dario Ieva!

KF Vllaznia ka kënaqësinë të prezantojë pjesëtarin më të ri të stafit teknik, Dario Ieva, i cili do të marrë detyrën e Përgatitësit Atletik të ekipit tonë për sezonin e ri.

I diplomuar në Shkencat Sportive dhe i pajisur me licencat UEFA C dhe UEFA Fitness B, Dario sjell me vete eksperiencë të rëndësishme në futbollin italian dhe atë shqiptar.

Me njohuritë e tij në përgatitjen fizike, analizën e të dhënave sportive, rehabilitimin e dëmtimeve dhe teknologjinë GPS, jemi të bindur se do të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e performancës së ekipit.

I urojmë Darios suksese dhe mirëseardhje në familjen kuqeblu!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img