(Video) Lamtumirë Fatjon! Përcillet me respekt në banesën e fundit, basketbollisti shkodran, 39-vjeçari Fatjon Taraboshi. Të dielën, homazhe në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi”, 08:00-12:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

I ndarë nga jeta parakohe në moshën 39 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë që e shoqëronte periudhën e fundit, ish basketbollisti kampion i Vllaznisë, Fatjon Taraboshi është përcjellë pasditen e së premtes së 19 qershorit me shumë respekt për në banesën e fundit nga komuniteti shkodran, mes të cilëve ishin edhe miqtë e tij të afërm të fushës së sportit, aty ku Fatjoni kontribuoi për shumë vite si basketbollist i Vllaznisë kampione, por më pas edhe si trajner moshash.

Në emër të kogëve të skuadrës kuqeblu, është kapiteni i periudhës që luajti Taraboshi, Ervin Berdica, i cili teksa shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shokut, kolegut dhe mikut të tyre, përpos anëve sportive, vë në dukje edhe natyrën e tij të ngrohtë, miqësore dhe plot humor në gjirin e ekipit të Vllaznisë së basketbollit meshkuj.

Në vlerësim të figurës së Fatjon Taraboshit, rreth dy muaj më herët, Këshilli i Qarkut Shkodër me kryetar Edmond Ndou, akordoi një Çertifikatë Mirënjohje për kontributin e dhënë në vite nga Fatjoni për ekipin e Vllaznisë së basketbollit meshkuj.

Në respekt të kësaj figure, Shoqata e Bastbollit Vllaznia në bashkëpunim me familjen Taraboshi organizojnë pritje-homazhe në mjediset e pallatit të sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ditën e dielë, më 21 qershor 2026, nga ora 08:00-12:00.

(Video) Pamje nga ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të ish basketbollistit Fatjon Taraboshi, si dhe prononcimin e ish kapitenit të Vllaznisë, Ervin Berdica, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img