Botërori i futbollit 2026- Holandë-Suedi dhe Gjermani-Bregu i Fildishtë dy sfidat e sotme që premtojnë spektakël

Lexo

- Reklamë -spot_img

Botërori 2026 vijon sot me dy përballje shumë interesante të vlefshme për Grupin F dhe Grupin E ku pritet të mësohen emra të rëndësishëm në garën për kualifikim.

Prej orës 19:00 vëmendja do të jetë e përqendruar te sfida mes Holandës dhe Suedisë e vlefshme për Grupin F.

Pas barazimit 2-2 ndaj Japonisë në ndeshjen e parë Hollanda është e detyruar të mar fitoren për të mos komplikuar objektivin e kualifikimit.

Skuadra e udhëhequr kapiteni Virgil Van Dajk kërkon tre pikët të cilat do ta ngjisnin përkohësisht në krye të grupit.

Në anën tjetër qëndron Suedia e cila e nisi turneun në mënyrën më të mirë të mundshme me fitoren e thellë 5-1 ndaj Tunizisë.

Suedezët kryesojnë aktualisht Grupin F me tre pikë dhe një tjetër sukses do ti afronte ndjeshëm me fazën e ardhshme të kompeticionit.

Më pas në orën 22:00 do të zbres në fushë një nga favoritët e turneut.

Gjermania e Julian Nagelsman do të përballet me Bregun e Fildishtë në një ndeshje të vlefshme për Grupin E.

Gjermania dhuroj spektakël në debutim, duke shkatërruar Kuraçaon me rezultatin 7-1 dhe duke dërguar një mesazh të qartë për rivalët.

Forma e shkëlqyer e gjermanëve ka rritur entuziazmin te tifozët të cilët ëndërrojnë një rrugëtim të gjatë në këtë Botëror.

Megjithatë përballë do të kenë një ekip të motivuar që vjen pas fitores 1-0 ndaj Ekuadorit dhe synon të konfirmojë se mund të rivalizojë me ekipet më të forta të kompeticionit.

Dy ndeshje me peshë të madhe dhe objektiva të qarta për katër kombëtare që do të luftojnë për pikë të çmuara në rrugën drejt fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img